Kryeministri, Albin Kurti ka premtuar ndërtimin e kompleksit memorial në Reçak

Gjatë ditës së sotme, partia Vetëvendosje ka zhvilluar aktivitete të fushatës zgjedhore në komunën e Shtimes. Gjatë takimit me banorë të kësaj treve, shefi i kësaj partie që pretendon ta marr edhe një mandat qeverisës, Albin Kurti ka thënë se do ta ndërton kompleksin memorial në Reçak. “Në mandatin tonë të ardhëm, ka edhe shumë punë sepse shumë projekte .. ndërtimi i kompleksit memotial në Reëak, autostrdaë Duhel -Shtime mbi 30 kilometër, duke e funksionalizuar rrjetin e autostradave. Ndërtimi i QMF 3 milion euro dhe enti special 6 milion euro, 170 mijë euro parku teknologjik, ndërtimi i transmisionit elektrik që zgjidhe ngarkesën elektrike. Në qeverinë tonë i kemi rritur bujkut arrën, studentit bursën e ushtarit armën. Qeveria e LVV-së ja ktheu ekonomisë së vendit prodhimin. Të moshuarve që kanë kontribuar ua rriti pensionet, veteranëve benefitet, institucioneve ua ktheu lavdinë e luftës çlirimtare” theksoi në mes tjerash, kryeministri aktual, Albin Kurti i cili kandidon edhe për një mandat tjetër qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …