Kryeministri Albin Kurti, sot para gazetarëve ka refuzuar të përgjigjet, lidhur me emërimin e Radoica Radomiroviqit, në postin e zëvendësministrit, për të cilin është përfolur ditëve të fundit në media, se ai ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë. Kurti në konferencën para Klinikës së Onkologjisë tha “nuk është vendi i duhur për pyetje të tilla, në një konferencë tjetër unë dhe zëdhënësi do të jemi të gatshëm. Nenad Rashiq, ministri i Ministrisë për Kthime dhe Komunitete ka hedhur poshtë pretendimet se zëvendësi i tij, Radomiroviq ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
