leoni

Trashëgimia e luftës në Kosovë, ka shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe për t’u “shkencëruar”, tha kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se do të punonte me këdo që do ta merrte qeverisjen dhe pushtetin, në Amerikë

Në një intervistë për gazetën amerikane, Financial Times, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe rreth raporteve me Amerikën  dhe mundësisë së rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se do të punonte me këdo që do ta merrte Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë edhe thirrjen për vendet evropiane të NATO-s që të rrisin investimet dhe shpenzimet për mbrojtje. Duke folur për BE-në, Kurti ka thënë se vendosja e ekzekutivit të ri në këtë vjeshtë, ka krijuar një shans për t’u rifokusuar në rolin “agresiv” të Serbisë në Ballkan, në vend të qasjes më të but ndaj Beogradit që sipas Kurtit, BE-ja ka pasur së fundi.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …