Kryeministri, Albin Kurti, thekson se Mbretëria e Bashkuar është vend që nuk ua kthen shpinën miqve dhe aleatëve të saj (!)

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar  se Britania e Madhe  është vend që nuk ua kthen shpinën miqve dhe aleatëve të saj e as nuk rri duarkryq përball agresionit, dhunës dhe terrorit. Por me këtë rast,  Kurti nuk ka folur konkretisht për aleatët që ia kanë kthyer shpinën, duke lënë të nënkuptohen, në radhë të parë duke aluduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi të gjithë ata që nuk mendojnë si Kurti, nuk janë aleatë besnikë.   Ai ka marrë pjesë në përurimin e nismës, Miqtë Laburistë të Kosovës, që  është një grup i Parlamentarëve Laburistë në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim promovimin e marrëdhënieve të forta dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …