leoni

Edi Rama pyet përfaqësuesen e Serbisë në KiE: Ku janë organet e trafikuara nga UÇK-ja?

Kryeministri, Edi Rama, iu ka drejtuar me një letër krerëve të Këshillit të Evropës për raportin vijues kundër akuzave të pabaza të Dik Martit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  sot ka nënshkruar një letër drejtuar kryeministrave dhe kryetarëve  të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në përpjekje për të nisur një raport vijues kundër raportit të Dick Martyt.  Edi Rama ka publikuar letrën e plotë duke shtuar se qëllimi i saj është të informojë krerët e shteteve për këtë përpjekje të nisur me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, “për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Evropës”. Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin”, thuhet mes tjerash në letër…  ( Letra e plotë në Analiza)

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …