Kryeministri Haradinaj, gjatë vizitës në SHBA ka takuar, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst

Kryeministri Haradinaj, gjatë vizitës në SHBA ka takuar, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qëndruar në Senatin Amerikan, ku ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst. Në këtë takim ai ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Senatoren Ernst për mbështetjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, të zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit. Sipas kumtesës kryeministrore, e ka njoftuar Senatoren Ernst për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për sundimin  e rendit dhe ligjit, për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit, për përmbushjen e Agjendës së Konsolidimit ndërkombëtarë të vendit dhe reformave të gjithanshme në funksion të përmirësimit dhe të rritjes së mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës.
Haradinaj me këtë rast, ka ripërsëritur kërkesën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të përfshira në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht obliguese për të dy vendet, e cila do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në rajon. Duke vënë theksin në fushën e zhvillimin ekonomik, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka krijuar ambient të përshtatshëm për investimet e huaja direkte, ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin.Senatorja, Joni Ernst, gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj ka përgëzuar atë dhe institucionet e Kosovës, për të arriturat dhe përkushtimin e tyre në avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës. Ndërkaq, shprehu besimin e saj të plotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat zhvillimore, poashtu edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …