Haradinaj: Dorëheqja ime dëshmoi se demokracia është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit

Kryeministri Haradinaj, ka bërë me dije se nesër do të takohet me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se nesër do të takohet me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Shojble.  “Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …