Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajor, Skënder Çekun me rastin e 20-vjetorit të rënies së tij. Ai ka thënë se gjeneral Çeku është bërë gurë-themel i shtetit të Kosovës. “Me pietet të lartë kujtojmë sot 20 vjetorin e rënies heroike të gjeneralmajor Skënder Çekut. Beteja e Loxhës shënon një nga ngjarjet kulmore të historisë sonë të re. Gjeneral Çeku ishte një nga luftëtarët më të shquar në rrugën tonë për liri dhe flijimi i tij e luftëtarëve tjerë u bënë gurthemel i shtetit të Kosovës. Porosia e tyre, frymëzim i përjetshëm për brezat!”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
