Haradinaj

Kryeministri Haradinaj përkujton ‘Ditën e Veteranit’

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot në ‘Ditën e Veteranit’, ka kujtuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetën për atdheun. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është përjetë mirënjohës atyre që ndër i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet deri në liri.  “Sot, në “Ditën e Veteranit” të luftës sonë çlirimtare, mirënjohës përjetë atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet deri në liri. Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë, për t’i dhënë krahun dhe frymën tonë fuqizimit të shtetit”, ka shkruar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …