Kryeministri Haradinaj, priti në takim drejtuese të organizatave të ndryshme

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti në takim drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Valbona Qitaku, drejtoreshën e Strehimores “Liria” në Gjilan, Nazife Jonuzi, dhe Teuta Abrashin, përfaqësuese e Organizatës për luftën lundër trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë takimit të zhvilluar, drejtueset e këtyre qendrave e njoftuan kryeministrin me veprimtarinë e tyre në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të viktimave të dhunës dhe me vështirësitë me të cilat përballen qendrat e strehimit. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, shprehu mirënjohje për punën që ato bëjnë, duke theksuar se duhet rritur përkujdesja institucionale për të gjitha strehimoret në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj akuzon Kurtin për krizën politike: Dështoi qëllimisht marrëveshjen për presidentin

Deputetja e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj …