Kryeministri Haradinaj: Reforma në administratën publike nënkupton rritje të efikasitetit dhe përmbushje të përgjegjësive

Kryeministri Haradinaj: Reforma në administratën publike nënkupton rritje të efikasitetit dhe përmbushje të përgjegjësive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, me ç‘rast theksoi se reforma është proces që e përcjellë administratën gjithë jetën.  Ai tha se reforma në administratën publike nënkupton rritje të efikasitetit dhe përmbushje të përgjegjësive profesionale, e jo shkurtim të vendeve të punës.

“Qëllimi ynë është një vlerë e re e qeverisjes në zbatim, nga vendimmarrja politike e deri te qytetari dhe anasjelltas”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se kjo është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por që duhet një sistem i tërë i përgjegjësive të jetë funksional.

Duke falënderuar ministrat për përkushtimin e tyre në implementimin e reformave të nevojshme, kryeministri shprehu besimin se në takimin raportues vjetor në Bruksel, përveç dinamikës që mund të vërtetohet atje, Kosova do të tregoj rezultate konkrete të asaj çfarë ka ndodhur në reformën e përgjithshme dhe në zbatimin e MSA-së, po ashtu edhe me rezultatet në reformën e administratës publike.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …