Haradinaj: Duhet t'u bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të ulët në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë

Kryeministri, Haradinaj, thotë se është bërë e vështirë t’u besohet fjalëve të përfaqësuesve të Evropës, zonjës Mogherini

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është bërë e vështirë t’u besohet fjalëve të përfaqësuesve të Evropës, duke e lidhur këtë me procesin e liberalizimit dhe dialogun me Serbinë. Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se vendosja e pengesave s’është në rregull. “Qysh t’i besojmë evropianëve që na thanë njëherë dialogun, pastaj taksën, e ku ta dimë çka na thuhet më tutje. Është bë vështirë t’iu besohet. Mogherini e të tjerët na kanë thënë kryeni këtë se e keni liberalizimin. Megjithatë, ne po punojmë në shumë drejtime. Rumania e ka tash presidencën, pastaj është Finlanda. Kanë detyra në Parlament e mbajmë shpresë që do të vijë dita. Na kanë thënë se nuk vjen me automatizëm pas kryerjes së kushteve për shkak të zgjedhjeve të tyre. Është e habitshme si ka ardhur kjo gjendje. Bëj apel të kthehet tavolina e të zgjidhen temat e hapura me njohje reciproke në kufijtë aktualë, e ku do të kishim tregti të lirë”, ka saktësuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …