Kryeministri Hoti: Në seancën tjetër që do të mbahet po sot, do të futet në rend dite votimi i buxhetit

Kryeministri Hoti: Në seancën tjetër që do të mbahet po sot, do të futet në rend dite votimi i buxhetit

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në fjalimin e tij, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se në seancën tjetër që do të mbahet po sot, do të futet në rend dite votimi i buxhetit. Ai po ashtu iu kundërpërgjigj deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se nuk kanë votuar marrëveshje ndërkombëtare sa ishte PDK-ja në pushtet. Mirëpo, Hoti ka thënë se ai ka votuar marrëveshje ndërkombëtare, duke theksuar se këto marrëveshje janë edhe të qeverive të kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …