Kryeministri Hoti

Kryeministri Hoti sot e viziton Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet në takim nga kryeministri Zaev

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev. Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera me liderë politikë në këtë vend. “Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e kumtesën e kryeministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …