leoni

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka folur për të ardhmen e BE-së dhe shpreson për një përshpejtim të procesit të zgjerimit

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka folur për të ardhmen e BE-së dhe shpreson për një përshpejtim të procesit të zgjerimit

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, në adresimin e tij të sotëm para Parlamentit Evropian ka folur për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe ka thënë se shpreson për një përshpejtim të procesit të zgjerimit. Veç të tjerash, ai tha se kërkesave për anëtarësim të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës duhet t’u kushtohet vëmendje serioze. “Ne jemi në favor të pranimit të të gjitha këtyre vendeve. Dhe ne duam Ukrainën në Bashkimin Evropian.  Kryeministri italian  bëri thirrje për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe një moment të ri në bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi. “Integrimi i plotë i vendeve me ambicie evropiane nuk përbën kërcënim për projektin evropian, por është pjesë e realizimit të tij”, u shpreh ai në fjalimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …