Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka filluar vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka filluar vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka filluar vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe. Në ditën e parë të vizitës, Kurti ka mbajtur ligjëratë në “Oksford Union”, ndërsa është shprehur i nderuar që pati mundësi të flas për Kosovën. Është nder për mua  që pata mundësinë të flisja në Oksford Union për Republikën tonë të re, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj. Sot, Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë”, ka shkruar Kurti. Gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe, kryeministri  pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss. Sot Albin Kurti do të mbajë ligjeratë edhe në Universitetin Kembrixh.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini

Agim Shahini: Raportet ndërkombëtare tregojnë se Kosova është më e varfra dhe se paga minimale është më e ulëta

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se raportet ndërkombëtare tregojnë se …