Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti dhe Angili kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend. “Në mesin e temave të takimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor. Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët. Gjatë bisedës, kryeministri gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar …