Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Belvedere” nga tani do të quhet "Enver Zymberi"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Memoriale të Policëve të rënë në kryerje të detyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Memoriale të Policëve të rënë në kryerje të detyrës, me ç’rast ka zbuluar pllakën me emrin heroit Enver Zymeri në Kampin e Policisë “Belvedere”, i cili prej sot mban emrin e policit të rënë në detyrë.  Fillimisht kryeministri Kurti i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta në Lapidarin e zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës, i cili gjendet në oborrin e përbashkët të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë. Para se të bëhej zbulimi i pllakës së Heroit Enver Zymeri në kampin “Belvedere”, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi, ministrat Sveçla dhe Haxhiu, dhe Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha bashkë me të birin e Enver Zymerit, Sokol Zymeri, bënë homazhe dhe vendosën lule edhe te vendi i rënies së tij me 26 korrik 2011, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

PDK shpall Konventën e Përgjithshme për 21 qershor – Memli Krasniqi kandidon i vetëm për kryetar

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konventën e saj të Përgjithshme më 21 qershor …