leoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëron rritje pagash në prag të fushatës zgjedhore, në janar të vitit 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëron rritje pagash në prag të fushatës zgjedhore, në janar të vitit 2025. Ai ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro. Ai në konferencë për medie paralajmëroi edhe rritjen e pagave për sektorin publik. Ai tha se rritja e pagave në sektorin publik nga janari do të jetë 55 euro, kurse nga korriku 110 euro. “Vlera e një koeficienti mbetet 110, por rritet sasia e koeficientit për një njësi. Ai  që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1, kurse nga korriku 6.6. shprehur në vlerë monetare të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të rriten 55 euro nga janari, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …