Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të cilët ka biseduar për proceset e përgjithshme në vend, për situatën e krijuar nga pandemia dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e kësaj pandemie Hoti me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të këtyre tri komunave nën Serbi. Po ashtu, kryeministri Hoti  ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe për përkrahjen për këto tri komuna në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit. Ndërsa përfaqësuesit e Kosovës Lindore e kanë falënderuar Hotin për pritjen dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari pjesëmarrës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it në Lindje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në ceremoninë zyrtare …