leoni

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se ende s'ka ftesë për vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se ende s’ka ftesë për vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se ende s’ka ftesë për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë një konference  para mediave të Kosovës,  në Tiranë,  pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ai tha se në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor përfshihet edhe Kosova. Gjithsesi që aspekti i Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor nuk është përjashtues për asnjë prej vendeve të rajonit. Vetë nocioni,  Ballkan Perëndimor,  përfshinë të gjitha vendet edhe Kosovën. Çështja është e raporteve dhe vendosjes së komunikimit të duhur dhe plotësimit të aspekteve që nënkupton plani i rritjes. Nevoja është që ta hapen rrugët e gjelbra, në kuptimin e mallrave, bizneseve që në mënyrën më të shkurtë kohore të shkojnë në destinacion në tjetrin. Esenca është që vendet e Ballkanit Perëndimor mos ti bëhen njëra-tjetrës pengesë në këto kërkesa, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …