Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka definuar “fosile për keqardhje” ithtarët e VorioEpirit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po pritet në mënyrë madhështore nga mërgata shqiptare që jeton dhe punon në Greqi. Duke komentuar aktivitetin e disa protestuesve grek kundër vizitës së tij, ai ka theksuar se protesta me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur nga VorioEpir, që kanë bërë kërcime ndaj meje, më krijojnë vetëm keqardhje. “VorioEpir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndur të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah” ka theksuar para masës së madhe të diasporës shqiptare në Greqi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai ka komentuar edhe ndalimin e gazetarëve shqiptar nga autoritet greke për ta pamundësuar raportimin e tyre për takimin e kryeministrit, Edi Rama me diasporën shqiptare.  “Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri për të ndjekur takimin sot të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde” ka theksuar kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …