Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur lidhur me situatën aktuale politike dhe sidomos atë në Partinë Demokratike

Rama ka bërë të ditur se nesër do të vendoset në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen. Për sa i përket situatës në PD ai tha se nuk e kam ndërmend të merrem as me kufomat grata nongrata as me dordolecët e papagallët gërvisht e fito, që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, Vuçiqin!”. Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ri ngjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike! Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë  çka të humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …