Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thirrur kabinetin qeveritar në një takim dy ditor, në qytetin e Lezhës. Ky takim i qeverisë në Shëngjin, sot në ditën e parë, është konceptuar i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka një karakter politik. Ajo filloi me paraqitjen e një fjale të kryeministrit, Edi Rama, e cila kishte të bënte me arritjet e vitit që lamë pas dhe sfidat e vitit 2024. Më pas ka folur kryetari i grupit parlamentar Bledi Çuçi, i cili ka theksuar rëndësinë e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Me këtë rast ka mbajtur një fjalë edhe sekretari përgjithshëm Blendi Klosi. Pjesa e dytë e mbledhjes iu ka kushtuar aspekteve teknike dhe të detajuara. Gjatë takimit në Lezhë, sot dhe nesër, ministrat e kabinetit qeveritar të Shqipërisë, të do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024.
