Edi Rama: Përtej pretendimeve është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të fillojë vizitat e tij në Kosovë dhe në disa vende të Ballkanit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  sot do të fillojë vizitat e tij në disa vende të Ballkanit, në kuadër të Procesit të Berlinit. Vizitat do të zhvillohen sot dhe nesër. Në agjendën e tij të vizitave, ai ka paraparë të vizitojë Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi  dhe Maqedoninë e Veriut, me ç rast pritet të takojë  krerët e këtyre shteteve. Disa ditë më parë, kryeministri,  Edi Rama, gjatë qëndrimit në  Ulqin kishte  deklaruar  se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë. Më 16 tetor të këtij viti, Shqipëria  do të jetë nikoqire e samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …