Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në Bruksel po merr pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, sot në Bruksel po merr pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s. Ai në këtë samit shoqërohet  edhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Kryeministri Rama ka shpërndarë foto  me pamje nga arritja në Samit dhe nga foto me liderët e NATO-s, ku ka takuar me kryeministrin e Kanadasë, Xhastin  Trudo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel  është i pranishëm edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në qendër të Samitit do të jetë lufta në Ukrainë. Ndërkohë kryetari i Ukrainës  ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet liderëve të NATO-s përmes videos.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …