leoni

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “Ballkani i Hapur” garanton liritë jetike për zgjidhjen e konflikteve në Evropë

Në fjalën e tij,  në Samitin Rajonal të Transportit,  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  theksoi edhe një herë mbështetjen e tij për këtë nismë, në të cilën deri tani janë përfshirë, Shqipëria,  Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa kanë bërë të ditur pjesëmarrjen në Forum, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, por jo dhe Kosova. Është një ditë që nis këtu sot me transportin, sigurinë e rrugëve, qëndrueshmërinë e zhvillimit të gjithë sistemit tonë të transportit dhe që vazhdon më pas për mua në Ohër me një tjetër samit të ‘Ballkanit të Hapur. Edi Rama  tha se nisma është në funksion të ecjes sa më shpejt drejt realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, të mallrave, të kapitaleve, të shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt në këtë rajon të katër lirive të Bashkimit Evropian.  Këto 4 liri të lëvizjes së Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor janë pas asnjë diskutim ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo çka për paqen dhe për zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetike”, tha Rama në fjalën e tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …