Janez Jansha

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha pranoi se e njeh Martin Berishajn, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të

Kryeministri aktual i Sllovenisë, Janez Jansha, ka reaguar sërish pas raportimit të mediave sllovene lidhur me skandalin e madh financiar, që ka plasur këto ditë atje, ku përfshihen kandidati për kryeministër i Sllovenisë, Robert Golob dhe ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj. Gazetari slloven, Bojan Pozhar, i cili po e përcjell këtë skandal, ka postuar më herët një informatë  ku thotë se afera e publikuar ku përfshihet ambasadori Berishaj, ka “dridhur” Slloveninë dhe Ballkanin, përcjell Demokracia.com. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe i njëjti postim i tij është rishpërndarë nga Janez Jansha. Sa i përket këtij skandali, kandidati tjetër për kryeministër, Robert Golob, sipas mediave sllovene, ka pranuar 600 mijë euro të dyshimta nga ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj. Golob në një debat me kryeministrin Jansha, deklaroi se ky i fundit dhe ambasadori Berishaj janë miq. Si kundërpërgjigje, Jansha e konfirmoi se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Abdixhiku e ka mbyllur mandatin, dorëheqja nuk votohet, vetëm njoftohet

Ish-kryeministri dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se dorëheqja e …