Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga qeveria austriake

Kryeministri, Albin Kurti po merr pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga qeveria austriake

Kryeministri Albin Kurti është në Austri ku po merr pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor që organizohet nga qeveria austriake. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në këtë konferencë do të merr pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Në anën tjetër, Kurz ka njoftuar edhe përmes Twitterit për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot. Ai ka shkruar se BE-ja s’është e kompletuar derisa Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij. “BE-ja s’është e kompletuar derisa i gjithë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë të plotë për reformat e kërkuara për këtë gjë dhe në luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …