Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Fushata ajrore e NATO-s ishte vendimtare për lirinë e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Fushata ajrore e NATO-s ishte vendimtare për lirinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Me rastin e 19-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, Haradinaj ka thënë se u është mirënjohës të gjithë atyre që janë flijuar për të mbrojtur popullin shqiptar.

“Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …