Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i dhuron Natashha Kandiqit 'Hartën e Artë të Kosovës'

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i dhuron Natashha Kandiqit ‘Hartën e Artë të Kosovës’

Kryeministri i së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim aktivisten për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq. Kryeministri ka shprehur kënaqësinë për takimin, i cili po zhvillohet në vigjilje të Samitit të Londrës, ku pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor ta nënshkruajnë Deklaratën e përbashkët për evidentimin, burimet kredibile dhe rrethanat e vrasjeve në luftërat e viteve ’90 në këto hapësira. Me këtë akt synohet që të mos lejohet mundësia e falsifikimit të historisë. “Të veprosh në një ambient të pasigurt dhe të mos i ndash viktimat në ‘të tyret dhe tonat’,  por të kërkosh drejtësi për ta dhe satisfaksion moral, është jo vetëm humanizëm i pashoq por edhe guxim qytetar e njerëzor”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e ka falënderuar Natasha Kandiqin për punën e madhe që ka bërë rreth evidencës së të vrarëve dhe të zhdukurve në konfliktin e Kosovës, dhe ka theksuar se të dhënat e publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, janë ende të dhënat më kredibile. Në fund të takimit, kryeministri Ramush Haradinaj për kontributin e madh, i ka dhuruar Natasha Kandiqit, “Hartën e Artë të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …