Kryeministri Haradinaj

Kryeministri Haradinaj thotë se ndryshimi i kufijve është kthim në tragjedi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është në dijeni për diskutimet në mes të Kosovës dhe Serbisë për ndarjen e vendit tonë. Ai duke iu përgjigjur pyetjes se një deputetit të LDK-së, lidhur me një shkrimin të gazetës vjeneze “Der Standard” se Hashim Thaçi ka negociuar me autoritetet serbe për ndarjen e Kosovës, ka thënë se ndryshimi i kufijve nënkupton kthim në tragjedi. “Qëndrimet e mia janë të qarta. Ndryshimi i kufijve është kthim në tragjedi”, ka thënë Haradinaj. Ai ka folur edhe për platformën e dialogut të cilën Qeveria e ka përcjellë në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …