Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me rastin e ditës kombëtare të Republikës së Turqisë. “Në ditën kombëtare të Republikës së Turqisë, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit turk në Prishtinë. Përmes ambasadores Kiliç, shpreha urimet e mia për prosperitetin e popullit turk, si dhe dëshirën time për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
