Kryeministri Kurti diskutoi me disa anëtarë të kabinetit lidhur me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në 4 komunat e veriut

Kryeministri Kurti në kabinetin qeveritar diskutoi mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, dhe për projektet infrastrukturore që do të mund të planifikoheshin dhe zbatoheshin në komunat me shumicë serbe për Lojërat Mesdhetare 2030. Në njoftim thuhet se Kurti takoi ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,  ministrat: Elbert Krasniqi, Hajrulla Çeku dhe  zyrtarët, Radoica Radomiroviq, Daulina Osmani e Arbër Vokrri. Ministrat dhe zëvendësministrat e informuan Kryeministrin për punët që po kryejnë dhe aktivitetet që po i zhvillojnë anekënd Kosovës, e në veçanti në mjediset e banuara me komunitetin serb. Bashkë diskutuan mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, dhe për projektet infrastrukturore që do të mund të planifikoheshin dhe zbatoheshin në komunat me shumicë serbe për Lojërat Mesdhetare 2030”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: AAK e gatshme të ringrihet sa herë që e kërkon atdheu

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh …