Kryeministri Kurti, e kryetari i Kuvendit, Konjufca, kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë

Kryeministri Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Me këtë rast, Kurti ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve. Ne në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve. Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëjë thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë, kriminelët  mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po plaken e po vdesin, ka deklaruar, Albin  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …