Kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla janë takuar me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar në BeH, Kristian Shmit

Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla janë takuar me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Kristian Shmit. “Zhvillova një bisedë shumë të mirë me Christian Schmidt. Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për vëmendjen tonë të plotë dhe Zyra e Lartë e Presidencs në Bosnjë dhe Hercegovinë ka nevojë për mbështetjen e parezervuar të liderëve të BE-së. Përçarja dhe ndarja nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse” ka njoftuar nëpërmjet twiterit, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …