Albin Kurti

Kryeministri Kurti, ka paralajmëruar se Kosova do të kërkojë të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe

Nga 30 vende anëtare të Aleancës Veriatlantike  Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 26 prej tyre ndërsa katër shtete si Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja  ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mosnjohja nga katër vendet anëtare mund të jetë pengesë politike për anëtarësimin e Kosovës në Partneritet për Paqe e ka thënë edhe një burim nga NATO ja  duke rikujtuar gjithashtu parimin e miratimit të vendimeve me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …