Kryeministri Kurti kërkon shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, veçmas të ushtarëve gjermanë

Kryeministri Kurti në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Die Welt”, ka shprehur nevojën për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, me theks të veçantë të ushtarëve gjermanë. Kjo sipas tij  duhet të ndodhë për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia. Kurti foli edhe për trazirat e 31 korrikut në veri për të cilat tha se nuk u shkaktuan nga qytetarët serbë, por nga krimi i organizuar dhe oligarkët që, sipas tij, paguhen në Serbi. Ai tha se të njëjtit janë informuar nga Beogradi se çfarë duhet të bëjnë në Kosovë. Kryeministri  Albin Kurti tha se periudha para Krishtlindjes është një alternativë se kur Kosova do të aplikojë për t’u bërë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …