Kryeministri Kurti në takim me deputetët italianë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me deputetë nga Grupi Parlamentar për Punë të Jashtme të Italisë, ku ka shprehur dëshirën për mbështetjen e Italisë në rruhen drejt anëtarësimit të  Kosovës në Këshillin e Evropës. Kurti ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe ka falënderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in. Në fund të takimit, Kurti ka kërkuar mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar Kosovën si vendin më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Kjo mbështetje, sipas tij do të paraqesë afirmim të vlerave të Këshillit të Evropës dhe njohje të progresit demokratik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende jashtë zonës SEPA për shkak të ligjeve të bllokuara në Kushtetuese

Ekonomia e Kosovës ka humbur rreth 29 milionë euro vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të …