Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq: Demarkacioni me Kosovën është temë e kryer

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq, ka thënë se nuk ka çka të diskutohet me Kosovën sa i takon temës së Demarkacionit. “Demarkacioni është temë e kryer për Malin e Zi. Marrëveshja është e nënshkruar nga të dy shtetet kurse Mali i Zi e ka ratifikuar në parlament këtë marrëveshje. Mali i Zi e ka kryer obligimin e vet. Jam i besimit se parlamenti i Kosovës do të ratifikoj marrëveshjen. Zvarritja nuk i ndihmon zgjidhjes”, deklaroi Markoviq për “RTK”-në. Sipas tij, demarkacioni nuk është në agjendën e tij gjatë vizitës në Kosovë por se do ta diskutojë këtë temë nëse e hap homologu i tij. Ai ka thënë se çështjen e demarkacionit nuk e sheh si diçka që i pengon marrëdhëniet në mes të dy shteteve të cilat siç thotë ai janë të shkëlqyeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …