Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri Mustafa ende beson se do t’ia del të siguroj vota për ta ratifikuar demarkacionin

Kryeministri Isa Mustafa vazhdon me deklaratat e tij se do t’ia del të siguroj vota për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka vazhduar me deklaratat e tij pompoze se si kryeministër i vendit do t’i bëjë të gjitha përpjekjet institucionale, ligjore dhe politike që të krijojë mundësi që të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë ta japin kontributin e tyre, që demarkacionin me Malin e Zi ta adresojnë me interes nacional. Sipas tij, në këtë mënyrë do t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave, transformimit të FSK’së, forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe rikonfirmimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Policët pa pagesa shtesë: Detyrohen të kërkojnë punë të dyta për të mbijetuar

Zyrtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të përballen me vonesa dhe mungesa në pagesën …