Kryeministri, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ish-aktivistë të Vetëvendosjes, të cilët janë rigrupuar në organizatën ‘Fraksion +’. Të pranishëm në këtë takim ku u diskutua gjendja politike në vend, ishin Ajnishahe Halimi, Fatos Aliu dhe Arben Gecaj. Përfaqësuesit e ‘Fraksion +’ u shprehen të vendosur se “duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës dhe tendencave për të ]uar vendin në gjakderdhje”. Sipas tyre, nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë që temat e rëndësishme për vendin të shfrytëzohen si pretekste për pushtet, duke mos kursyer edhe përdorimin e mjeteve të dhunës. Në vazhdim, kryeministri Mustafa i ka njoftuar ata në detaje për marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke shprehur përkushtimin për adresimin e mëtejmë të këtyre dy çështjeve në përputhje me vendimet e institucioneve kompetente dhe në mbrojtje të plotë të interesave madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Gjatë takimit, siç nënvizon komunikata e Kryeministrisë, ishte konkluzion i përbashkët se “protestat e dhunshme dëmtojnë zhvillimet demokratike dhe tërë proceset tjera në Republikën e Kosovës dhe se ato nuk sjellin zgjidhje për shqetësimet reale të qytetarëve të vendit”.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
