leoni

Mustafa

Kryeministri, Mustafa priti në takim ekspertët ndërkombëtarë për Demarkacionin

Kryeministri, Isa Mustafa priti në takim komisionin me ekspertët ndërkombëtarë të krijuar nga kryetarja, Atifete Hjajaga për Demarkacionin me Malin e Zi. Gjatë takimit të zhvilluar, kryeministri, Isa Mustafa ka shfaqur gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Kosovës për të dhënë çdo lloj kontributi që mund t’i kërkohet nga ky komision. Këshilltari i tij, Bajram Gecaj njofton se kryeministri, ka shprehur bindjen se ky komision vlerësues, i përbërë nga tre ekspertë nga Amerika, Gjermania dhe Britania e Madhe, do të kryejnë me profesionalizëm këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …