Kryeministri Mustafa, takim me familjarët e të pagjeturve

Kryeministri Mustafa, takim me familjarët e të pagjeturve

Kryeministri, Isa Mustafa priti sot në takim përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur, të kryesuar nga Bajram Çerkini. Ai shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe përkrahjen e familjarëve. Kreu i Qeverisë foli për përpjekjet e Qeverisë dhe bisedat me përfaqësues ndërkombëtar, për të bërë trysni te Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë. “Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës nuk do të ndalen në asnjë moment në këtë drejtim, pasi që për familjarët, për popullin dhe për institucionet e Kosovës nuk ka çështje më të ndjeshme sesa zbardhja e fatit të pagjeturve të luftës në Kosovë”, ka deklaruar kryeministri, Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …