Gjatë një bashkëbisedimi me të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka pranuar se ka probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se “disa politikanë dhe diplomatë në SHBA konsiderojnë se ne nuk jemi të dobishëm për SHBA-në për ta marrë Serbinë nga territori rus”. “Aty ku kemi disa pengesa është në diplomaci, sepse sipas meje, SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im” ka theksuar mes tjerash kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
