Kryeministri ngushëllon për viktimat në Mynih të Gjermanisë

Kryeministri ngushëllon për viktimat në Mynih të Gjermanisë

Kryeministri, Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit të djeshëm në Mynih si dhe popullit dhe Qeverisë gjermane. “Jemi të shokuar nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munih. Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekur dhe të pikëlluar nga ky akt barbar që la të vdekur shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, thuhet në telegramin ngushëllues të Mustafës. Gjithashtu, ai ka shprehur solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës me popullin dhe Qeverinë gjermane në këto momente të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …