Mustafa

Kryeministri: Numri i veteranëve ka tejkaluar të gjitha parashikimet

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar u shqyrtua midis të tjerash edhe raporti i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Meqë numri i veteranëve luftëtarë është 46 mijë e 230 persona, kryeministri Mustafa theksoi se ky numër ka tejkaluar të gjitha parashikimet dhe qëndrueshmërinë buxhetore. Sipas tij, pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbetet që kjo çështje të rregullohet në të ardhmen. Në vazhdim të mbledhjes, Qeveria miratoi propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme dhe objekteve të Bankës Themelore të Bankës së Lubjanës në Prishtinë. Poashtu, është miratuar edhe propozim-vendimi për krijimin e Task-forcës me qëllim të anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të kulturës. Përveç këtyre, kabineti qeveritar miratoi edhe propozim-vendimin për miratimin e projektit për procesin e liberalizimit të vizave dhe të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …