Kryeministri shqiptar, Edi Rama pas Prishtinës e Shkupit sot e viziton Sarajevën, Podgoricën dhe Beogradin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama pas Prishtinës e Shkupit sot e viziton Sarajevën, Podgoricën dhe Beogradin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të vizitojë sot Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, në kuadër të turit të tij ballkanik në përgatitje për Procesin e Berlinit. Ndërsa dje ai qëndroi në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Një takim me kryeministrin Albin Kurti mbeti pa u realizuar, ani pse Rama u shpreh optimist se do të ketë një të tillë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, veprim ky përmes të cilit, siç tha ai, ia ka hequr ‘merakun’ homologut të tij. “Mirëmengjes dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …