leoni

Kryeministri, Talat Xhaferi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të marrin pjesë në përurimin e librit, “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Talat Xhaferi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të marrin pjesë në përurimin e librit, “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët: Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Ky promovim po organizohet në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Hasim Thaçit. Përurimi do të bëhet në orën 17:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 6.13 për qind e qytetarëve me të drejt vote

Deri në ora 11.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 6.13 për qind e qytetarëve me …