Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Kryeministri vendit, Albin Kurti ia bën të qartë Isa Mustafës që nuk heq dorë nga plani i tij për taksën

Kryeministri Kurti edhe përfundimisht ia ka bërë të qartë LDK-së që nuk heq dorë nga plani i tij për taksën. Këtë qëndrim, ai e ka shprehur sot në takimin që ka pasur me deputetët  e Grupit Parlamentar “6 plus”, të cilët janë edhe pjesë e koalicionit qeveritar. Deputetët e këtij grupi në takim me Kurtin shprehën kërkesën e tyre për heqjen e taksës nga Serbia, ndërsa përgjigja e kryeministrit ishte se ai do të fillojë së shpejti me implementimin e planit të tij për heqjen  me faza të taksës, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet. Siç ceket në komunikatën e qeverisë “të dyja palët u pajtuan se Kosovës në këtë situatë i duhet stabilitet politik për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje”.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: PDK, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të …